Auditi energjitik është proçesi i analizimit dhe interpretimit të nivelit të konsumit të energjisë për një ndërtesë, proçes gjatë të cilit evidentohet niveli i konsumit për çdo proçes dhe sistem specifik që konsumon energji. Njëherazi, auditimi energjetik është dhe hapi i parë drejt evidentimit të të gjitha humbjeve energjitike në një ndërtesë. Pas identifikimit dhe përllogaritjes së kostove dhe kursimeve të energjisë, qëllimi final është raportimi i këtyre rezultateve dhe evidentimi i masave që duhen marrë në funksion të përmirësimit të efiçiencës së energjisë.
PËRSE JU DUHET NJË AUDITUES ENERGJIE?
Audituesi i energjisë është eksperti i licensuar për lëshimin e çertifikatës së performancës se energjisë ÇPE për ndërtesat dhe eksperti që harton raportin e auditit energjetik. Ai është eksperti i energjisë që do t’ju shoqerojë dhe këshillojë në përzgjedhjen e materialeve dhe të sistemeve teknike në përputhje me parametrat e kërkesave minimale të performancës së energjisë së ndërtesës. Për të hartuar në mënyrën dhe në kohën e duhur projektin që i përgjigjet standarteve të kërkesave minimale, duke evituar kështu kosto të shtuara për ndryshime të vazhdueshme të projektit, deri në realizimin e kërkesave minimale të performancës së energjisë së ndërtesave.
KUR ËSHTË I DETYRUESHËM ÇERTIFIKIMI I PERFORMANCËS SË ENERGJISË SË NDËRTESAVE?
Çertifikimi i performancës së energjisë së ndërtesave duhet të jetë i detyrueshëm për:
• të gjitha ndërtesat ose njësitë e ndërtesave, të cilat do të shiten ose do të jepen me qira;
• të gjitha ndërtesat, të cilat do të ndërtohen ose do t’i nënshtrohen rinovimit të rëndësishëm (mbi 25%);
• të gjitha ndërtesat që janë në përdorim nga një autoritet publik ose nga institucionet që sigurojnë një shërbim ndaj publikut dhe që frekuentohen shpesh nga publiku, të cilat kanë një sipërfaqe të shfrytëzueshme mbi 250 m2. Në këtë rast, çertifikatat e performancës së energjisë duhet të vendosen në vende qartësisht të dukshme nga publiku.
DISA PREJ TË DHËNAVE QË DUHET TË PËRFSHIHEN NË “ÇERTIFIKATËN PËR PERFORMANCËN E ENERGJISË”:
• treguesi numerik i konsumit të energjisë primare të ndërtesës ose të njësisë së ndërtesës;
• karakteristikat e përgjithshme të ndërtesës, përfshirë këtu dhe periudhën dhe datën e ndërtimit;
• informacion për vlerësuesin e performancës së energjisë për ndërtesën ose njësinë e ndërtesës, si dhe autoritetin e miratuar që e ka lëshuar certifikatën;
• vlerat krahasuese, të tilla si kërkesat minimale të efiçencës së energjisë për të njëjtën kategori ndërtesash dhe të atyre që janë tipike për stokun referent të ndërtesave, në mënyrë që pronarët apo qiramarrësit e ndërtesës apo njësisë së ndërtesës të krahasojnë performancën e energjisë për ndërtesën që po vlerësohet;
• rekomandime për përmirësimin e:
• sistemeve teknike të ndërtesës;
• elementeve të mbështjelljes së ndërtesës dhe njësisë së ndërtesës;
• informacionin mbi hapat që duhet të ndërmerren për të zbatuar rekomandimet;