Skip to content

IF YOU GO GREEN, WE ALL WIN!

RRETH NESH

MAT ENERGY SERVICE COMPANY është një kompani e themeluar në vitin 2021. Ajo përbëhet nga arkitektë, urbanistë, inxhinierë konstruktorë dhe inxhinierë instalatorë me experience dhjetra vjeçare në fushat: projektim urban, projektim arkitektonik, projektim interieri, vlerësim pasurish të paluajtshme dhe auditim energjetik.

Projektet e realizuara, në bashkëpunim me ekspertë vendas dhe të huaj, në Shqipëri dhe jashtë saj, përfshijnë një gamë të gjerë dhe shkallë të ndryshme të projektimit, të vlerësuara dhe me çmime të rëndësishme në konkurse ndërkombëtare.

Komplekse rezidenciale me siperfaqe deri në 20.000 m2, komplekse vilash me performancë “afër zero energji”, banesa sociale, komplekse shkollore, ndërtesa administrative si dhe ndërtesa kulturore, janë disa prej tipologjive ndërtimore në të cilat mbështetet eksperienca e arkitektëve tanë.

Zhvillimi i qëndrueshëm mbetet fokus dhe prioritet i cdo projekti urban dhe arkitektonik, në të cilin ne implementojmë praktikat më të mira në mbrojtje të mjedisit. Implementimi i standardeve, në përputhje me kërkesat minimale të performancës së energjisë së ndërtesave, është gjithashtu një praktike e ndjekur në secilin prej projekteve tona.

Request for Fly

Play Video